Një trup i pajetë i një sirianit është gjetur në Malin Sharr

Një shtetas nga Siria (32) është njeriu i cili është u gjet i pajetë dje në Malin Sharr, mbi malin Vicë në rrugën drejt Kobilicës, kumtoi SPB Tetovë, njofton Portalb.mk.

Policia e Tetovës informoi se gjatë ekspertizës është konstatuar se sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për M.R. nga Siria, i cili ka poseduar dokumente të falsifikuara të emrit të një personi tjetër nga Spanja, ndërkaq i njëjti më 28 dhjetor të vitit të kaluar në SPB Tetovë është paraqitur si i humbur.

“Dje rreth orës 11:00, një alpinist nga Tetova, i cili ka lëvizur në terren, në SPB Tetovë ka paraqitur se mbi fshatin e Tetovës Vicë, në rrugën Kobilicës, e ka parë një trup të pajetë të një mashkulli. Pastaj ekipi i SPB Tetovë dhe mjekët e Mjekësisë Ligjore me helikopter të MPB-së janë drejtuar për te vendi dhe kanë kryer ekspertizë gjatë së cilës është konstatuar vdekje pa gjurmë të dhunës”, kanë theksuar nga SPB Tetovë.

Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button