Pse “bilbilfryrja ” është thelbësore për botën e sotme

Pavarësisht se cili është motivi që dikush të dalë me informata të ndjeshme dhe kështu t’i “fryjë bilbilit”, nëse në këtë mënyrë realizohet interesi publik, d.m.th., tregon në shkelje të ligjit, praktika korruptive dhe anomali të tjera sociale, është e nevojshme që këtij personi t’i sigurohet mbrojtje juridike nga hakmarrja dhe mbështetje më e gjerë e publikut. Vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillojmë kulturë rebelimi, e cila në një mënyre përbën alarmim, dhe pa rebelim kundër padrejtësisë nuk mund të shpresojmë në zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave demokratike.

Ditët e kaluara lexoja librin e Edward Snowden “Dosje e përhershme”, që është një kombinim i autobiografisë, rrëfimeve dhe përshkrimeve të vendeve të punës në komunitetin e inteligjencës së SHBA-ve. Libri më frymëzoi shumë dhe më bëri të mendoja për rolin e denoncuesve, domethënë njerëz që paralajmërojnë publikun për abuzimet e fshehura në sistemet ku bëjnë pjesë, zakonisht si punonjës.

Snowden mund të konsiderohet një nga denoncuesit më të njohur, por para së gjithash është specifik për atë që është ndër të parët nga gjenerata e “vendasve digjital”. Brezi im, i cili u rrit në fund të shekullit të 20-të në një botë ende mjaft analoge, por i rrethuar nga konzolat e lojërave, kompjuterët që kishin hyrje për fllopi, dhe telefonat mobil me madhësi pak më të vogla se një tullë. Nuk ekzistonte person më i mirë për të kallëzuar për mbikëqyrjen globale e të gjitha komunikimeve elektronike praktikisht kushdo që ka përdorur ndonjëherë një telefon celular ose ka hyrë në internet. Kur Snowden zbuloi abuzimet më të mëdha në historinë e inteligjencës amerikane, ai ishte 30-vjeç, ndërsa fati i tij tashmë kryesisht ishte i përcaktuar – arrestim, gjykim, burgim shumë dekadash me etiketën “tradhtar” ose mërgim i përjetshëm gjithnjë duke këqyrur prapa shpinës.

Zbulimi i abuzimeve të sistemit

Bilbilfryrësit shpesh rrezikojnë jetën e tyre dhe mirëqenien e familjeve të tyre në mënyrë që të zbulohen shkeljet sistematike të ligjit, keqpërdorimet, konfliktet e interesit, korrupsioni i gjerë dhe monstruozët social. Megjithëse të gjithë këta monstruozë kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë, do të thosha që në ditët e sotme, edhe me ekzistimin e çfarë do qofshin ato mekanizma kontrolli, është shumë e vështirë të provohen abuzime sistematike ose të thella pa dikë “brenda”, i cili mund të sigurojë prova të pakundërshtueshme. Pavarësisht nëse flasim për institucionet qeveritare apo aktorët e korporatave, “hakerimi” dhe “tejkalimi” i sistemit është aq i sofistikuar sa që pa “gërmime” serioze dhe afatgjate ose guximtarë siç janë denoncuesit është praktikisht e pamundur të sjellësh para drejtësisë arkitektët e keqpërdorimeve dhe autorët e drejtpërdrejtë.

Rëndësia sociale e rolit të ‘bilbil-fryrësit” flet për futjen e mekanizmave mbrojtës institucional, si p.sh., Direktiva e BE-së për mbrojtjen e personave që lajmërojnë shkelje të kornizës ligjore të Unionit ose Ligj për mbrojtje të denoncuesve në Serbi. Studimi i bërë për Komisionin Evropian në vitin 2017 theksonte se, për shkak të mungesës së një kornize të vetme ligjore për mbrojtjen e alarmuesve të nivelit të BE-së, vetëm nga prokurimet publike humbet çdo vit midis 6 dhe 10 miliardë euro.

Shtetet e Bashkuara ndoshta kanë traditën më të gjatë të mbrojtjes zyrtare të alarmuesve, e cila gjurmon rrënjët e saj në fillimet e pavarësisë nga sundimi kolonial britanik. Në mënyrë të veçantë, Kongresi qysh më 1778 kishte marrë vendim për të siguruar mbrojtjen e denoncuesve, të nxitur nga çështja e anëtarëve të marinës, të cilët raportuan se komodor Esek Hopkins kishte torturuar të burgosurit britanik të luftës. Hopkins u hakmor duke i paditur për shpifje, por Kongresi prapë qëndroi në anën e marinarëve. Ligji federal për mbrojtjen e denoncuesve në agjencitë qeveritare u miratua në 1989, dhe kjo mbrojtje dhjeta vite më vonë u zgjerua në siç mund të shihnim, komunitetin shumë problematik të inteligjencës. Denoncuesve në autoritetet federale u janë dhënë mbrojtje shtesë duke miratuar një ligj të ri në vitin 2012.

Sidoqoftë, sa mbrojtje mund të presë një denoncues në praktikë, me gjithë ata mekanizma zyrtarë të mbrojtjes ligjore? Megjithëse roli i tyre për njoftimin e anomalive në sistem është i rëndësishëm, denoncuesit dhe personat e lidhur me ngjarjen në shumë raste janë shënjestër e hakmarrjes. Kujtoni aferën maqedonase nga 2015 me përgjimet dhe “bombat” që i publikoi lideri i atëhershëm i opozitës Zoran Zaev, të cilat më tej nxitën rrëzimin e regjimit të Nikolla Gruevskit. Opozita pretendote se në Maqedoni janë përgjuar deri më 20,000 njerëz, dhe në rastin me emrin “Puç” që e vijoi, Zaev, ish-shefi i shërbimit sekret Zoran Verushevski dhe gruaja e tij Sonja, si dhe dy të tjerë u akuzuan për përgjime të paautorizuara, spiunazh dhe dhunë ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore.

Në Serbi në muajt e fundit, Aleksandar Obradoviç ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, denoncues nga fabrika shtetërore e armëve “Krushik”. Obradoviç u tregoi gazetarëve përpozicionin e privilegjuar të firmave private për tregtim me armë dhe lidhjen e babait të ministrit të brendshëm serb me firmën GIM, e cila ka bërë fitime të shumëfishta në eksportin e armëve duke falënderuar blerjes së armëve nga “Krushika” me çmimeve të volitshme. Ai së pari u dërgua në njësinë e paraburgimit, pastaj në arrest shtëpiak, dhe përfundimisht u la të mbrohet në liri. Etiketa e të qenët “spiun” dhe kontestimi i statusit të një denoncuesi janë bërë dukuri e përditshme për të. Procedura e ndjekjes penale e Obradoviç, i akuzuar për kallëzim të sekreteve të punës, do të ndiqet edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Shembuj pozitivë të mbrojtjes

Megjithatë, ka edhe shembuj pozitivë të marrëdhënies së sistemit me denoncuesit- Antoine Deltour, i cili zbuloi një aferë ndërkombëtare të shmangies së taksave të korporatave të njohur si “Lux Leaks”, u lirua në vitin 2018 nga të gjitha akuzat me vendim të Gjykatës së Apelit të Luksemburgut.

Të gjithë kanë nevojë për aleatë në shoqëri, sidomos denoncuesit. Ndoshta aleatët e tyre më të natyrshëm mund të jenë gazetarët, pjesërisht sepse ata gjithashtu janë shënjestra të shpeshta të aktorëve të fuqishëm. Nuk mund të behet e madhja për tregimet për aferat me korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike, apo mekanizmat e fshehur të anashkalimit sistematik të ligjit pa kontrollim të detajuar të informacionit, sigurimin e perspektivës më të gjerë, interpretimin e kontekstit shoqëror dhe çdo gjë tjetër që përfshihet në aktivitete gazetareske.

Denoncusit, nëse nuk janë gazetarë vetë, zakonisht nuk i posedojnë këto aftësi, por bëhen burime për gazetarët që mund të tërheqin shumë më shumë potencial nga informacioni që do të merrnin nga denoncuesit dhe t’i lidhnin ato me probleme më të thella të sistemit. Platforma të tilla si SecureDrop lejojnë dorëzim të sigurt të informacionit gazetarëve, por nga ana tjetër, ekziston një problem ngurrimi për shkak të mungesës së besimit në teknologji, e cila natyrisht nuk është plumb argjendi ose shkop magjik. Nëse do të dilnin vetë në publik, denoncuesit rrezikojnë se askush nuk do t’i vërejë dhe t’i marrë seriozisht, praktikisht duke e bërë sakrificë të kotë. Snowden kishte frikë nga kjo – për të mos u humbur në detin e teoricienëve konspirativ të llojllojshëm që çdo herë e më shumë përmes internetit zbulojnë “sekrete të thella” për njerëzimin.

Rebelimi kundër padrejtësisë

Qytetarët dhe publiku në përgjithësi janë gjithashtu mburojë e rëndësishme për denoncuesit, siç ilustrohen nga Snowden, Chelsea Manning, madje edhe Aleksandar Obradoviç. Qytetarët organizuan protestë në Valjevë, Vendlindja e Aleksandrit dhe nënshkruan peticion për lirimin e tij. Mbështetja nga publiku është gjithashtu pozitive në kontekstin e denoncuesve të mundshëm, pasi mund të inkurajojë dikë tjetër të ndërmarrë një hap të tillë të guximshëm dhe të rrezikshëm.

Sot, biznesi, komunikimi dhe aspektet e tjera të jetës sonë sociale janë globale, dhe për këtë arsye është edhe krimi, korrupsioni dhe abuzimet e tjera. Ngjarjet në një vend, veçanërisht nëse ato janë të fuqishme dhe me ndikim, padyshim që prekin një numër procesesh në skajin tjetër të botës. Nga ana tjetër, ekzistojnë dallime të mëdha në demokraci dhe respektimin e të drejtave të njeriut, dhe madje edhe në mënyrën sesi shoqëritë i trajtojnë denoncuesit – dhe këtu ekzistojnë këndvështrime të ndryshme. Për ata, sekretet e të cilëve i ka mësuar publiku, denoncuesit janë denoncuesit, spiunët, tradhtarë me sekrete të punës, ish-bashkëpunëtorë të pakënaqur, hakmarrës dhe ngjashëm, ndërsa për botën e zakonshme, d.m.th., qytetarët të cilët nuk i nënshtrohen lehtësisht propagandës dhe fushatave negative shpifëse, janë heronjtë dhe atdhetarët e rendit më të lartë.

Pavarësisht se cili është motivi që dikush të dalë me informata të ndjeshme dhe kështu t’i “fryjë bilbilit”, nëse në këtë mënyrë realizohet interesi publik, d.m.th., tregon në shkelje të ligjit, praktika korruptive dhe anomali të tjera sociale, është e nevojshme që këtij personi t’i sigurohet mbrojtje juridike nga hakmarrja dhe mbështetje më e gjerë e publikut. Vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillojmë kulturë rebelimi, e cila në një mënyre përbën alarmim, dhe pa rebelim kundër padrejtësisë nuk mund të shpresojmë në zhvillimin dhe ruajtjen e vlerave demokratike.

Do ta përfundoja tekstin me një citat nga libri i Snowden: “Kam punuar për shtetin dhe tani punoj për publikun”.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button