Hristijan Mickoski e ftoi Zoran Zaevin në duel televiziv

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nëpërmjet rrjetit të Fejsbukut porositi se pranon TV duel me liderin e partisë në pushtet – LSDM, Zoran Zaev duke shtuar se nuk frikësohet nga takimi përpara kamerave me oponentin e tij politik, njofton Portalb.mk.

“Në dy javët e kaluara kanë ardhur dy oferta për TV duel me Zoran Zaevin. E para nga Televizioni Kanal 5 për më 28 shkurt në emisionin “Samo Vistina”, ndërkaq e dytë nga një projekt në televizionin Alfa që do të emitohej më 12 mars. Unë të dy ofertat për TV duel me kënaqësi i pranoj, pasi që nuk iki nga përballja dhe nuk iki nga e vërteta, ndërkaq Zaev është i obliguar që të përgjigjet dhe të përballet me faktet të cilat janë pasqyrë e së vërtetës. Për mua parimet dhe vlerat janë ata që e lëvizin shoqërinë, ndërkaq nuk ka të  vërtetë pa parime. Populli e pret të vërtetën e kësaj çështje”, shkruan Mickoski.

Dueli i fundit televiziv ishte në Kanal 5 më 26 mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button