94.,2% e të rinjve në RMV shfrytëzojnë WhatsApp, Viber, Skype ose Messenger (Infografik)

96,3% e të rinjve në vend në moshë prej 15 deri në 24 vjet janë çdo ditë thuajse në Internet, ku shumicën e kohës e shfrytëzojnë për këmbim të instant – porosive nëpërmjet Messinger, WhatsApp, Viber ose Skype, thuhet në raportin e “Shfrytëzimit të teknologjive informatike – komunikuese në amvisëri dhe te individët, 2019”, të Entit Shtetëror të Statistikave, njofton Portalb.mk.

Të dhënat tregojnë se të rinjtë në tre muajt e parë të vitit nuk kanë qenë shumë të interesuar që të lexojnë online – lajme, gazeta dhe revista, por për atë dëshirojnë të krijojnë dhe publikojnë përmbajtje të tyre në Internet.

Mes aktiviteteve që të rinjtë i kanë bërë në Internet në fillim të vitit 2019-të, madje 95% e tyre në moshë prej 15 deri në 24 kanë publikuar përmbajtje të tyre personale (tekst, fotografi, muzikë, video apo softuer) në ueb-faqe që të ndahen me anëtarë tjerë të komunitetit të Internetit.

Përveç shpërndarjes së përmbajtjeve personale, madje 94,2% e të rinjve e kanë shfrytëzuar për këmbim të porosive – instant, ndërkaq 90,3% prej tyre e kanë shfrytëzuar kohën për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter.

Të dhënat statistikore tregojnë se 68,9% e të rinjve së paku një herë në periudhë prej 3 muajve e kanë shfrytëzuar internetit për të lexuar online – lajme, gazeta ose revista. Leximi i përmbajtjeve gazetareske për të rinjtë e vendit nuk është ndër prioritetet.

Kështu që, përqindja më e madhe (71,2%) nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët janë pajtuar se pranojnë ose dërgojnë porosi elektronike në Internet, ndërkaq 71,4% e tyre e kanë shfrytëzuar Internetin që të gjejnë informata për prodhime ose shërbime. Madje 81,3% prej tyre në fillim të vitit 2019-të kanë telefonuar nëpërmjet Internetit ose kanë realizuar video – lajmërime nëpërmjet ueb-kamerave.

Përveç kësaj, të rinjtë e vendit nuk janë të interesuar që ta kalojnë kohën në Internet për shitje të produkteve ose shërbimeve, kërkim të punës ose dërgim të lutjeve për punë, pjesëmarrje në online votime për çështje të caktuara politike ose qytetare, apo dhënie të mendimit të caktuar për ndonjë çështje nëpërmjet ueb-faqeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button