Seancë e re për “Reket”: Do të prezantohen provat e sigurara nga Masat e Veçanta hetuese

Në Gjykatën penale të Shkupit sot do të vazhdojë gjykimi për rastin “Reket” në të cilin i akuzuar i parë është Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Të premten kryetarja e Këshillit Gjykues, Vaska NikollovslaMazneva në fillim të seancës e përjashtoi opinionin pasi që duhej të lëshohen incizime të cilat përmbajnë biseda private.

Sot pritet që të prezantohen provat e siguruara me Masat e Veçanta Hetuese nga Prokuroria Themelore Publike.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button