Inter e vë në shënjestër yllin shqiptar

Marash Kumbulla duket se po ngjall interesim të madh tek klubet e mëdha evropiane.

Inter janë duke ndjekur nga afër yllin shqiptar, transmeton Ora info.

Kumbulla, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Hellas Verona, ku po luan në mbrojtje, në partneritet me Amir Rrahmanin, ka zgjuar vëmendje edhe te gjigantët e Serie A.

‘Calciomercato’ raporton se skautët e Inter ishin prezent në ndeshjen Udinese – Verona, për ta parë nga afër Kumbullën, transmeton lajmi.

Inter synon që 20 vjeçarin ta transferojë në fund të këtij sezoni, pra gjatë merkatos së verës.

Kujtojmë se në garë për lojtarin është edhe skuadra e Napoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button