Tensionet në Libi, reagon OKB: Armëpushimi është shkelur më shumë se 150 herë

Situata mbetet shumë shqetësuese në Libi, me shkelje të shumta të armëpushimit dhe të embargove mbi armët, theksoi sot OKB, një muaj pas konferencës ndërkombëtare në Berlin, që synonte rivendosjen e procesit të paqes në rrugë të drejtë.

“Pavarësisht disa sinjaleve pozitive, situata mbetet shumë shqetësuese në terren”, deklaroi Stephanie Williams, zëvendës e dërguara e OKB-së për Libinë në një konferencë shtypi.

“Armëpushimi është shkelur më shumë se 150 herë, populli libian vazhdon të vuajë, situata ekonomike vazhdon të përkeqësohet”, nënvizoi ajo, transmeton TCH.

Përfaqësuesit e dhjetëra vendeve u mblodhën në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë për të diskutuar rreth arritjeve një muaj pas takimit më 19 janar në Berlin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button