Një trup mashkulli i pajetë gjendet në Malin Sharr, identiteti do të vërtetohet në Shkup

Një trup mashkulli i pajetë është gjetur paradite në Malin Sharr me çka nëpunës policor nga Tetova me helikopter kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrje.

Sipas lajmërimit, bëhet fjalë për terren të papërshtatshëm në rajonin e majës Kobilica.

“Rreth orës 10:55 në SPB Tetovë është paraqitur një person i cili është prezantuar si alpinist dhe ka lajmëruar se ka vërejt një trup mashkulli të pajetë mbi fshatin Vicë dhe rrugën drejt majës Kobilica. Sipas deklaratës së tij, te trupi ka pasur një qese. Pas autorizimit të Prokurorit publik, ekip i SPB- Tetovë ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer mbikëqyrje”, ka deklaruar zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski, njofton MIA.

Pas urdhrit të Prokurorisë së Tetovës, trupi do të jepet për obduksion në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button