Në Parlamentin grek do të formohet Grup për miqësi me Maqedoninë e Veriut

Në Parlamentin grek, në rrjedhë është procesi për formimin e Grupit parlamentar për miqësi Maqedoni e Veriut – Greqi, ndërsa deputetëve tashmë u është dërguar letër, ata që duan të paraqiten për pjesëmarrje në grupin, mëson korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bëhet fjalë për përzgjedhje të deputetëve nga pala greke, të cilët së bashku me kolegët e tyre maqedonas nga Kuvendi, do të jenë pjesë e Grupit për miqësi Maqedoni e Veriut – Greqi.

Është praktikë në grupet e këtilla parlamentare të marrin pjesë deputetë nga të gjitha partitë që janë pjesë e Parlamentit grek. Mbetet, gjatë periudhës së ardhshme, ndërsa sipas informacioneve të MIA-s, ndoshta madje edhe gjatë javës së ardhshme të jetë e njohur përbërja e grupit grek dhe prej cilave parti do të jenë anëtarët e tij.

Sipas informacioneve në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit grek, grupet parlamentare për miqësi “formohen me vendim të kryetarit të Parlamentit, me kërkesë me shkrim nga deputetët”, në  grupet marrin pjesë “sipas mundësisë, deputetë nga të gjitha grupet parlamentare”, ndërsa “objekt i grupeve parlamentare për miqësi është forcimi i diplomacisë parlamentare në nivel bilateral ndërkombëtar“.

Burnus: Grupi për miqësi është edhe një në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve

Deputeti i SIRIZA-s, Janis Burnus, i cili ishte pjesë e delegacionit grek në Shkup, të kryesuar nga kryeministri i atëhershëm i Greqisë, Aleksis Cipras, gjatë bisedës me korrespondenten e MIA-s nga Athina, komenton se kjo zgjidhje është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe pozitive, “veçanërisht nëse merret parasysh se vjen nga një qeveri e cila deri në zgjedhjet luftonte kundër Marrëveshjes së Prespës” dhe zbulon se personalisht ai, me siguri do të paraqitet për të qenë pjesë e grupit.

– Posa të përfundojmë me bisedën, do t’i përgjigjem meilit se do të doja të jem në këtë Grup të miqësisë, veçanërisht nëse merret parasysh se me Aleksis Ciprasin si kryeministër, kur e vizituam Shkupin dhe Kuvendin, u takuam me njerëz të cilët tashmë kishin formuar grup për kontakt me Greqinë dhe na pyetnin se kur do të formohet një grup i njëjtë i tillë në Parlamentin grek. Kjo është zgjidhje që e pritnim, ky është edhe një hap në ndërtimin e besimit dhe bashkëpunimit të dy vendeve pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga Prespa, shprehet Burnusi.

Lidhur me atë se cilat janë pritjet e tij për përbërjen e grupit, deputeti nga SIRIZA, shfaqë shpresë se do të ketë përfaqësues nga të gjitha partitë, me përjashtim të Zgjidhjes greke, që është me orientim radikal djathtist.

– Këtu do të tregohet se cilat janë pozicionet dhe qëllimet e çdo partie. Për atë që mund t’ju siguroj është se nga SIRIZA do të ketë pjesëmarrje të pasur meqë politikisht do të mbrojmë zgjedhjen historike që e bëmë me Marrëveshjen e Prespës. Shpresoj, me përjashtim të Zgjidhjes greke, e cila është parti radikale djathtiste dhe populiste, se nga partitë tjera do të shohim prani, shpresoj madje edhe nga Demokracia e Re, në fakt pas zgjedhjeve kur e fituan rezultatin e dëshiruar thanë se do të respektojnë marrëveshjen, shton deputeti nga SIRIZA për MIA-n.

Në Parlamentin grek ka 77 grupe për miqësi

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit grek, ekzistojnë 77 grupe parlamentare për miqësi me po aq vende dhe “i mbulojnë marrëdhëniet parlamentare me parlamentet nga Evropa, Amerika, Azia, Afrika dhe Oqeania”.

– Takimet e grupeve për miqësi kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit me parlamentet e të gjitha vendeve, prezantim të pozicioneve të Greqisë për çështje të rëndësishme ndërkombëtare, promovim të çështjeve kombëtare dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan në faqen zyrtare të internetit të Parlamentit grek.

Në mesin e 77 vendeve me të cilat Parlamenti grek ka vendosur bashkëpunim përmes grupeve parlamentare janë të gjitha vendet e rajonit (edhe ato që janë anëtare të BE-së edhe ato që janë kandidate), numri më i madh shtete evropiane, një pjesë vende arabe, por edhe SHBA-ja, Kina dhe Rusia.

Secili prej grupeve ka kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe anëtarët.

Nëse bëhet analizë, numri i anëtarëve në secilin prej grupeve është i ndryshëm, varësisht nga vendi. Kështu që për shembull, ka Grupe për miqësi që nuk kanë asnjë anëtar ose vetëm tre, ndërsa disa edhe mbi 50, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Nga vendet e rajonit, Grupi me Malin e Zi ka vetëm tre anëtarë, gjegjësisht kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarin, nga gjashtë anëtarë kanë grupet për miqësi me Slloveninë dhe Kroacinë, me Bosnjën e Hercegovinën dhe Bullgarinë shtatë, me Shqipërinë ka 17 anëtarë, ndërsa me Serbinë është në mesin e atyre me numër më të madh me 30 anëtarë, duke përfshirë edhe kryetarin, zëvendësin dhe sekretarin.

Grupi për miqësi me Gjermaninë ka më pak anëtarë sesa ai me Shqipërinë ose Serbinë dhe arrin 16, ndërsa me Francën ka një më tepër.

Në mesin e grupeve për miqësi me numër më të madh janë ato me Rusinë dhe SHBA-në me 62, gjegjësisht 56 anëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button