Vuçiq: Do të luftoj për të mbrojtur Serbinë

Presidenti serb takon përfaqësuesit e serbëve të rajonit


Është dita e shtetit të Serbisë. Kjo festë kremtohet me shumë aktivitete dhe ceremoni. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka zgjedhur ta kalojë atë gjysmë në punë dhe gjysmë në festë. Në një takim mblodhi serbët e rajonit për të diskutuar gjendjen jo vetëm në Kosovë, por edhe Mal të Zi e Bosnje. Takimi u zhvillua edhe në praninë e patrarkut të kishës serbe, Irinej, i cili kërkoi unitetin e popullit serb për t’u përballur me të keqën. Vet Vuçiq duke folur se sa e rëndësishme është paqja në rajon, tha se Kosova ka patur mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por, pak foli për takimin e Mynihut, transmeton Klan Maqedoni.

“Ne do të luftojmë për mbrojtjen e respektit të Serbisë në botë, ashtu siç kam luftuar mbrëmë pas fjalëve të tmerrshme që janë thënë për ne në njerin pej paneleve lidhur me atë se si e kemi okupuar Kosovën, se si kemi bërë krimet më të rënda dhe gjenocid. Kam luftuar dhe do të luftoj për ta ruajtur imazhin e popullit tonë duke luftuar për të vërtetën në çdo vend të botës.” –tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë

Burimet e shtypit serb thonë Vuçiq e ka bërë kryeministrin e Kosovës të hesht. Por, sipas tyre, Vuçiq e ka mbrojtur interesin e shtetit. Analisti Dushan Janjic, beson se nuk do të ketë mundësi për dialog intensiv. Mundësia për kompromis dhe një marrëveshje finale duket e vogël, edhe pse nuk përjashton mundësinë e firmosjes së një letre që shpreh vullnetin për marrëveshje.

“Derisa pala e Kosovës të analizojë platformën e saj, të bëj ndryshime në ekip dhe evropianët ta prekin terrenin me të dërguarit dhe vetëm atëherë pres që, në vjeshtë, të kemi diskutime konkrete. Por, që sot do të ketë aktivitete për të përgatitur ekipet shtetërore dhe ato ndërkombtëare për një proces më efikas, por pa shumë prani të publikut.”-shprehet Dushan Janjiq, Forumi Për Marrëdhënie Ndëretnike

Serbinë e presin zgjedhjet. Presidenti serb ende kërkon kompromis, edhe pse gjithnjë shpreh pesimizëm për një mundësi të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button