Kuvendi miratoi edhe Ligjin për Këshillin e Prokurorëve, VMRO-ja nuk merr pjesë në seancë

Në mungesë të parëtisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së, Kuvendi miratoi Ligjin për Këshillin e Prokurorëve.

Pro Ligjit votuan 73  deputetë, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Pas miratimit të këtij Ligji deputetët pritet të votojnë edhe Ligjin për mbrojtje. Megjithatë për këtë Ligj nevojiten 2/3 e votave, transmeton Alsat.

Sot në rend dite është edhe Propozim vendimi për shpërbërjen e tij në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Deputetët në kuadër të seancës së 123-të duhet të prononcohen edhe rreth propozim ndryshimeve të Ligjit për mbrojtje.

LEXO: Mbaroi në Kuvend debati për ndryshimet në Ligjin për mbrojtje

Debati për ligjin për Prokurorinë publike filloi të premten dhe përfundoi mbrëmë vonë, ndërsa Xhaferi paralajmëroi se votimi do të zbatohet kur do të sigurohet shumcia e nevojshme. Seanca e 135-të filloi dje në orën 13, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Këshillin e prokurorëve publik. Dy ligjet, me flamur evropian, miratohen me procedurë të shkurtuar, ndërsa për votim është e domosdoshme dy e treta e shumicës.

LEXO: Mbaroi në Kuvend debati për Këshillin e prokurorëve

Debati për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje filloi dhe përfundoi dje. Por, në seancën e 123-të, përveç kësaj pike për të cilën duhet të votohet dhe për çka nevojitet dy e treta e shumicës, janë vendosur edhe zgjidhje tjera ligjore, mes të cilave ndryshimet për Kodin zgjedhor të propozuara nga një grup deputetësh për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe përfaqësim i barabartë i listave, për të cilat janë parashtruar disa mijëra amendamente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button