Mbi 1700 mjekë janë infektuar deri më tani me koronavirus

Ning Zhu, infermiere në Wuhan, qytet që tashmë po njihet si epiqendër e koronavirusit, është e shqetësuar. Në vend që të punojë në spital, ajo është vendosur në karantinë në shtëpi për disa javë. Më 26 janar, ajo u fut në listën e personave të dyshuar për koronavirus.

Asaj i thanë që t’i priste rezultatet e acidit nukleik, duke besuar se me të do të arrinte vlerësimi përfundimtar nëse ajo ishte e infektuar apo jo. Megjithatë, një gjë e tillë kurrë nuk ndodhi, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

“Tash për tash, është vërtet problem. Spitali ynë tanimë i ka më shumë se 100 persona që janë vendosur në karantinë në shtëpi”, tha infermierja Zhu, duke shtuar se 30 mjekë janë infektuar me koronavirus.

“Nëse rezultati i testit del negative, ne mund të kthehemi në punë. Unë në fakt nuk kam ndonjë simptomë, por duket se kam infektim”, tha ajo.

Zhu beson se 130 nga 500 punëtorët e spitalit mund të jenë infektuar me virusin e ri, transmeton Gazeta Express. Ajo refuzoi ta tregonte emrin e spitalit ku punonte dhe kërkoi që të mos përdoret emri i saj i vërtetë, sepse nuk ishte e autorizuar të fliste për medie.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se 1716 punëtorë të sektorit të shëndetësisë janë infektuar me koronavirus dhe gjashtë prej tyre kanë vdekur. Rreth 90 për qind e tyre ishin nga provinca Wuhan, ku janë regjistruar më së shumti raste të infektimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button