Kështu u mashtrua Bernie Sanders nga komikët rusë

Komikët rusë Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, të cilët i kanë mashtruar shumë personalitete të profilit të lartë, e kanë vënë në kurth së fundmi kandidatin demokrat për presidencialet e SHBA Barnie Sanders, transmeton TopChannel.

Ata telefonuan kandidatin popullor demokrat dhe u prezantuan si aktivistja për mbrojtjen e ambientit Greta Thunberg, ndërsa i ofruan ndihmë për fushatën e tij elektorale.

Telefonata ishte bërë në fillim të dhjetorit, por dyshja vendosi ta lëshojë atë dy muaj më vonë për shkak të suksesit të Sanders në Iowa dhe New Hampshire, tha Kuznetsov për Associated Press në një intervistë në Skype.

Fox News raporton se një përfaqësues për fushatën e Sanders, nuk e komentoi vërtetësinë e telefonatës.

Në regjistrim, një femër e pa emëruar pretendon të jetë Greta, derisa Stolyarov luan babanë e saj, Svante. Ata ofrojnë mbështetje e tyre për fushatën e personit që besohet se është Sanders, i cili e mirëpret atë.

Sanders 78-vjeçar, sugjeron që “Greta” të bëjë një deklaratë në mbështetje të tij dhe që ata të zhvillojnë një organizim së bashku, kur ajo të shkonte sërish në Shtetet e Bashkuara. “Unë do të isha vërtet mirënjohës”, dëgjohet duke thënë ai.

Nga fundi i bisedës “Greta” propozon të regjistrojnë së bashku një këngë rap, në mbështetje të Sanders me Billie Eilish dhe Kanye West. Sanders thotë se kjo do të ishte tmerrshme dhe duke dalluar që bëhet fjalë për një lojë përpiqet të përfundojë bisedën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button