Filloi pjesa e dytë Ligës së parë të futbollit në RMV, nesër luajnë katër ekipet shqiptare

Ndeshja Vardar-Makedonija Gj.P. që u zhvillua sot në Shkup, filloi edhe pjesa e dytë e LIgës së parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Vardari pjesën e dytë të kampionatit e filloi me fitore si vendas, duke mposhtur Makedonija Gj.P. me rezultat 3-1.

Nesër duke filluar nga ora 14:00, do të zhvillohen tri ndeshjet tjera në LPMV:

Renova-Sileks

Struga Trim&Lum – Rabotniçki

Shkupi-Borec 1919

Ndeshja Akademija Pandev-Shkëndija nesër do të fillojë në ora 13:00

Momentalisht në krye të tabelës gjendet Vardari me 39 pikë (një ndeshje më shumë), e cila ndiqet nga Shkëndija me 28 pikë, Akademija Pandev dhe Sileksi me 27 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button