Rama në konferencën e Mynihut: Rusia jeton me frikën se është e rrethuar nga NATO dhe BE

Nën cilësinë e kryetarit të OSBE, Kryeminisri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në Konferencën e  Sigurisë në Munchen. Teksa foli për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë, Rama e vuri theksin tek sovraniteti që sipas tij është edhe një nga parimet e themelimit të OSBE, transmeton ABC.

Rama iu bëri thirrje të gjitha vendeve të OSBE të ofrojnë mbështetje për njerëzit, që jetojnë në kufirin e luftës, pasi sipas kryeministrit, vazhdojnë incidentet dhe njerëzit atje po jetojnë si në ferr.

Unë isha 11 vjeç kur u krijua OSBE dhe Shqipëria jo vetëm që ishte i vetmi vend që nuk mori pjesë, por ishte edhe vendi që e denocoi krijimin e OSBE si një shkallëzilm të degjenërimt të botës. Ajo që është mbreslënësë është që vetë parimi themeli i OSBE është fjala sovranitet, dhe këto parime sot po diskutohen. Kjo është një sfidë e madhe në një kohë ku për njerëzit po ndodhin gjëra të tmerrshme. Ura u ndërtua falë presidentit dhe falë paradhësit tim. Por është një urë që zë vetëm një ambulancë dhe ka 10 mijë njerëz që kalojnë nëpër këtë urë, shumica e tyre janë të moshuar që duhet të kalojnë nga ana ku kalojnë institucionet ukrainase. Ambulanca nuk mund të shkojë në spital se ende nuk është arritur  një marrëveshje për këtë. Ka përmirësime në Kiev sa i takon qenies në kontakt. Përmirësim nënkupton më mirë se më e keqja. Vazhdojnë incidentet gjatë natës për shkak të mungesës së kapaciteteve për të kontrolluar”, tha Rama.

Më tej kryeministri përmendi edhe rolin e Rusisë në këto marrëdhënie, ku sipas tij për aq kohë sa Rusia do të jetojë me frikën se është e rrethuar nga BE dhe NATO nuk do të ketë zgjidhje përfundimtare.

Nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainë, Gjeorgjinë, por me civilizimin tonë. Dhe Rusinë, për aq kohë sa Rusia, do të jetojë me frikën e të qenurit rrethuar nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Për aq kohë sa do të jetojë me frikën e rrethuar nga NATO dhe BE, gjërat nuk do të përmirësohen. Zelensky nuk ka kohë, ka vetëm 4 vjet.  Palët e tjera kanë shumë kohë. 16 vjet më parë u mlodhët duke qenë se ishit të shqetësuar për Ukrainë, por 16 vjet më vonë kemi një luftë atje”, u shpreh kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button