Prezantohet Galaxy S20 me rrjetin 5G dhe kamerën e “frikshme”

Ndodhi ajo që ishte parashikuar, me ndërrimin e dhjetëvjeçarit edhe kompania “Samsung” ka vendosur nga modeli S10 të kalojë tek S20, një telefon që do të ndryshojë fotografinë, transmeton Klan.

Modeli më i fundit i Samsung “Galaxy S20” do të jetë telefoni i parë 5G për shumë njerëz, një kamera 64 MP në modelet S20 & S20+, ndërsa për ata që duan më shumë “Galxy S20 Ultra” vjen me një kamera 108MP. Miliona piksela më shumë në çdo foto.

Me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe zhvillimet e AI (inteligjencës artificiale) kamera e modeleve të reja është më e avancuar se kurrë më parë, më tepër qartësi, më shumë zmadhim për të kapur foto që më parë ishin të pamundura, më shumë fokus, cilësi shumë herë më e mirë edhe natën.

Ashtu si në modelet Note10 edhe S20 vijnë pa një portë jack për kufje ku konektori i vetëm do jetë i tipit C. Për herë të parë videot vijnë në rezolucionin 8K, katër herë më e madhe sesa UHD dhe 16 herë më shumë se FHD, çdo kuadër i videos mund të shndërrohet lehtësisht në një foto me cilësi 33MP. Risi është prezantimi i veçorisë “Single Take” ku me shtypjen e një butoni ju ruani 10 foto dhe 4 video të shkurtra.

Bë çfarë të duash, më mirë… kjo është edhe motoja e Samsung për telefonin e ri ku fshirja i takon së shkuarës me memorien e brendshme deri në 512GB dhe 1TB përmes MicroSD, RAM 12GB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button