Futbollisti i kombëtare i jep fitoren Lokomotivës së Zagrebit

Myrto Uzuni vendosi fitoren e Lokomotivës së Zagrebit në ndeshjen e kampionatit me Istrën, transmeton Klan.

Futbollisti i Kombëtares ishte shënuesi në suksesin 2 – 0 në sfidën e luajtur të premten në kryeqytetin kroat.

Uzuni realizoi brenda pak minutave gjatë pjesë së dytë, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme skuadrës së tij në garën për një vend në kupat e Europës.

Myrto Uzuni ka shënuar 5 gola deri më tani këtë sezon në kampionatin kroat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button