Meta ngriti alarmin: Shtet policor

Paketa e ligjeve antikçk, e sjellë me urgjencë nga qeveria e Edi Ramës, e ka shqetësuar Presidentin Ilir Meta. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit nënvizon faktin qeveria po e kthen vendin në një shtet policor, duke zaptuar edhe Gjykatën Kushtetuese, pas ndryshimeve të bëra për procedure e betimit të gjyqtarëve, transmeton OraNews.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqendrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

Ndryshimet e ligjit për policinë e shtetit nuk kanë si synim përafrimin me legjislacionin e BE. Për këtë arsye Ilir Meta ngre alarmin se Edi Rama me Policinë dhe Propagandën do të dyyrojnë shqiptarët të ikin nga vendi.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit. Në shtetin e PPP nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Një ditë më parë mazhoranca kaloj me procedurë të përshpejtuar p/ligjin për administrimin e pasurive të sekuestruara, duke i dhënë të drejtë Ministrisë së Bnredshme për posedimin dhe administrimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button