Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Evropë

Është konfirmuar dhe viktima e parë në Evropë si pasojë e koronavirusit, transmeton OraNews.

Bëhet fjalë për një 80 vjeçare kineze në Francë e cila ishte nga provinca e Hubei pranë Wuhan.

Këtë e bën të ditur ministrja e jashtme franceze Agnès Buzyn. Gjithashtu ajo informon se edhe vajza e 80 vjeçares është e prekura nga koronavirusi por tashmë është duke marrë mjekim.

Ajo mbërriti në Francë në 16 janar dhe u vendos në karantinë në datën 25 janar.

Kjo është viktima e katërt e regjistruar jashtë Kinës si pasojë e virusit. 3 të tjerët janë regjistruar në Hong Kong, Filipine dhe në Japoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button