Reprezentuesi shqiptar u grumbullua për ndeshjen Barcelona-Getafe

U transferua te Barcelona B për të luajtur në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll, por sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Rey Manaj mund të debutojë nesër pasdite në La Liga, me fanellën e skuadrës së parë në “Camp Nou”, transmeton TopChannel.

Mungesat e rëndësishme në repartin e avancuar kanë detyruar teknikun Quique Setien që të grumbullojë sulmuesin lushnjar për sfidën që Barcelona do të zhvillojë nesër në orën 16:00 përballë skuadrës së Getafes.

Manaj ishte stërvitur disa herë me skuadrën e parë dhe nesër do të jetë në dispozicion të trajnerit, ndonëse vështirë se do ta nisë takimin që nga minuta e parë, ndërsa ka zgjedhur që mbi shpinë të mbajë fanellën me numrin 41.

Aktualisht Barcelona ka në dispozicion vetëm Messin, Gerizmann dhe Ansu Fati në dispozicion në sulm, pas dëmtimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, ndaj Manaj do të ketë mundësitë e tij të tregojë veten në skuadrën e parë katalane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button