U votuan ndryshimet zgjedhore për njësinë numër 5 dhe 6 në Kuvend

Në Seancën e 136-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me 75 vota ‘për’ u votua propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Pika të rendit të ditës në këtë seancë, përveç ndryshimeve zgjedhore dhe shkarkimit të ministres Rashela Mizrahi, është edhe propozim-ligji për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve si dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim në leximin e parë.

Bazuar në propozim-ndryshimin e Kodit zgjedhor, disa vendvotime të Dibrës, Krushevës, Mavrovës dhe Rostushës do të kalojnë nga njësia zgjedhore 6 në njësinë zgjedhore 5.

Përndryshe, ndryshimet në Kodin Zgjedhor në lidhje me temat si listat e hapura apo të mbyllura, barazia gjinore, numri i njësive zgjedhore, nuk arritën të miratohen në këtë legjislaturë të Kuvendit të RMV-së.

“Në propozimin e parë ne kërkuam që të ndryshohet nga gjashtë në një njësi zgjedhore, ndërsa në propozimin e dytë lista ta hapura për zgjedhjet lokale, numër të barabartë të grave dhe burrave në zgjedhjet lokale dhe parlamentare”, deklaroi deputetja Liljana Popovska.

LEXO: Dështoi debati kuvendor për ndryshimet zgjedhore
LEXO: VMRO-DPMNE dhe BDI-ja refuzoi debatin e Kuvendit për ndryshimet zgjedhore
LEXO: U prezantuan propozim-ndryshimet për njësit zgjedhore dhe listat e hapura

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button