VAR-i “tërbon” Wolves, i mohoi fitoren ndaj Leicesterit

Ndërhyrja e sistemit VAR tërbon skuadrën e Wolves më ndeshjen e zhvilluar ndaj Leicester City-t më “Molineux Stadium”, që përfundoi me rrjeta të paprekura, transmeton SS.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, vendësit arritën ta dërgonin topin në rrjetë me një goditje të topit me kokë të Willy Boly. Nuk pati reagim nga futbollistët e Leicesterit dhe as nga gjyqtari kryesori Mike Dean. Por Michael Oliver, që ishte i ulur para ekranit në dhomën e VAR-it, vuri re se këpucët e Diogo Jotas, në momentin e krosimit, ishin më të avancuara, pra në pozicion jashtë loje.

Në minutën e 76-të Leicesteri mbeti në inferioritet numerik, pasi Hamza Choudhury u dërgua në dhomat e zhveshjes me karton të kuq, pas dy të verdhëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button