RDK përshëndet lirimin e Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt

Rilindja Demokratike Kombëtare, në një telegramë me shkrim uroi familjet Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj për lirimin e familjarëve të tyre nga çdo akuzë nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. Në urimin e tyre thuhet:

“Të nderuara familje Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj, me gëzim të madh pranuam lajmin për shpalljen të pafajshëm të vëllezërve tanë Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Ky ishte lajmi më i gëzueshëm për gjithë shqiptarët në ditën e parë të shekullit të dytë të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe dëshmia më e mirë për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të gjitha lëvizjeve që i paraprinë asaj, me synim të lirisë së plotë të popullit të Kosovës.

Kam nderin që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, që së bashku me ju të ndajmë këtë gëzim, ndërsa Ramushit, Lahiut dhe Idrizit, t’ju dëshiroj shëndet të mirë dhe të vazhdojnë misionin e tyre kombëtar”, thuhet në telegram-urimin e kryetarit të RDK-së Rufi Osmani drejtuar familjeve Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button