Australi, për herë të parë janë vendosur nën kontroll të gjitha zjarret

Zjarret më të mëdha në historinë e Australisë, të cilat filluan gjashtë muaj më parë në shtetin New South Wales (NSW) dhe më pas përfshinë shtetet Queensland, Victoria dhe South Australia, janë vënë nën kontroll pas reshjeve të fuqishme në vend, shkruan Anadolu Agency, transmeton Portalb.mk.

Shërbimi i Zjarrfikësit Rurla në NSW (NSWRFS) tha në një deklaratë se zjarret janë vënë nën kontroll për herë të parë pas gjashtë muajve në saje të reshjeve intensive në këtë shtet gjatë dhjetë ditëve të fundit.

“Në sezonin e zjarreve pyjore që kaloi në mënyrë traumatike, lodhëse dhe shqetësuese, të gjitha zjarret e pyjeve dhe shkurreve në NSW për herë të parë janë nën kontroll. Për të arritur në këtë pikë, zjarrfikësit, shërbimet emergjente dhe pjesëtarët e komunitetit kanë punuar shumë”, thuhet në deklaratë.

– Afër 11 milionë hektarë të djegur

33 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në pyje dhe kohë pas kohe të përhapura edhe në vendbanime që në shtator nisën në NSW dhe më pas u shpërndanë në Queensland, Victoria dhe South Australia.

Gjithsej tre mijë shtëpi dhe 11 milionë hektarë, pjesa më e madhe në NSW, janë shndërruar në hi si pasojë e zjarreve, kurse është raportuar se 1,25 miliardë gjallesa mund të kenë ngordhur nga katastrofa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button