U vra në një atentat mafioz, u bllokua makina e blinduara e “El Padrinos” së Vlorës

Policia e Vlorës ka bllokuar 10 makina të blinduara gjatë kontrolleve në qytet.

Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se vendimi për sekuestrimin është marrë sot dhe makinat i përkisnin personazheve të njohura të nëntokës në Vlorë.

Makinat janë bllokuar në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Ndërkohë, burime pranë OFL tregojnë se dy prej makinave të blinduara që janë bllokuar janë kapur në një garazh dhe i përkasin Edison Harizajt. Ky i fundit u vra në një atentat mafioz një vit më parë në Durrës bashkë me shokun e tij.

Gjatë orëve të fundit, policia ka verifikuar rreth 400 mjete në lidhje me dokumentacionin dhe pronësinë në qytetin e Vlorës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button