Pa pauza, në ora 19:00 vazhdon seanca e Kuvendit deri në votim

Seanca për votimin e Ligjit për Prokurori Publike që filloi dje, vazhdoi përsëri sot me pauza. Pauza e fundit u vendos të jetë nga ora 18:00 deri në ora 19:00, për të vazhduar pastaj seancën pa pauza deri në votim, transmeton Portalb.mk.

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit për sot ka thirr dy seanca, e para ajo e 135-të është caktuar në orën 11:00 për projekt-ligjin e Prokurorisë publike dhe Këshillit të Prokurorëve publik, ndërsa në seancën e 136-të të caktuar në orën 15 si një nga pikat e rendit të ditës është Propozimi për shkarkimin e ministres për punë dhe politikë sociale, Rashel Mizrahi.

Përndryshe kryeministri teknik Oliver Spasovski, ka kërkuar nga deputetët që të shkarkohet ministrja Mizrahi pasi që disa herë është paraqitur në konferencë për shtyp në Ministri me tabelën e vjetër, ku në vend të emrit të ri të shtetit – Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Republika e Maqedonisë.

Ndërsa, propozim-ligji për Prokurori Publike kaloi gjatë javës në Komisionin kuvendor amë për Çështje Evropiane.

Anëtarët e Komisionit i kanë shqyrtuan propozim-ligjin për Prokurori Publike dhe propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, me procedurë të shkurtuar dhe kanë vendosur që t’i përcjellin për procedurë të mëtutjeshme, gjegjësisht të njëjtat të shkojnë në seancë plenare.

Ndaj tekstit për Ligjin për PP është dorëzuar vetëm një amendament nga deputeti Surija Rashidi, për të cilin ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska nuk e pranoi dhe nuk u miratua nga shumica e Komisionit.

Porosia nga Bashkimi Evropian është që Ligji nuk është kusht, por është e dëshirueshme që të miratohet përpara mbajtjes së Samitit në Zagreb, në të cilin ka shpresa të mëdha se Maqedonia e Veriut do ta marrë datën për fillimin e bisedimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button