Holanda i dhuroi Shqipërisë 3 milionë euro për tërmetin

Holanda do ti dhurojnë  Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, transmeton OraNews.

Kjo u konfirmua nga ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, por që do behet e ditur edhe gjate konferences së donatorëve.

“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”, tha Blok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button