Më 17 shkurt Albin Kurti vendos të shkojë te varri i Ibrahim Rugovës

Albin Kurti ka vendosur që homazhet e para te varri i presidentit Ibrahim Rugova si kryeministër t’i bëjë në Ditën e Pavarësisë.

Për këtë Kurti shpesh është komentuar, madje edhe nga partnerët e koalicionit, njofton Klan Kosova.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kishte thënë se vizitën te varri i Rugovës Kurti le ta bënte nëse e beson këtë dhe nëse jo mos ta bënte, edhe pse sipas Hazirit nuk ka arsye.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, i cili është edhe udhëheqës i grupit punues, zbuloi agjendën e krerëve institucionalë për Ditën e Pavarësisë.

“Në ora 08:00 e ngrisim flamurin, dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK-së dhe mandej do të vazhdojmë në vendosjen e kurorave të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, vendosje kurorash në varrin e veprimtarit Adem Demaçit dhe do të kthehemi të gjithë bashkë në seancën solemne në Kuvend të Kosovës ku do të flet kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani”.

Abazi tha se Kurti dhe Osmani do të shkojnë bashkë në kazermën “Adem Jashari” dhe nga aty do të drejtohen të pranishmëve.

Po ashtu, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë një pritje shtetërore për 12 vjetor.

Kurti dhe Osmani do të jenë bashkë gjatë të gjitha aktiviteteve, ndërsa presidenti do t’iu bashkohet vetëm në aktivitetin e fundit që do të bëhet nën patronatin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button