Shqipëri, 3 persona të vdekur nga rrjedhja e gazit

Tre persona në Bulqizë, të Qarkut Dibër kanë humbur jetën si pasojë e helmimit nga bombola gazit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, ka njoftuar se personat që dyshohet se janë asfiksuar nga gazi janë pjesëtarë të një familjeje, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person.

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj, vajza dhe djali, që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka konfirmuar se në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku është dërguar për trajtim në spital, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button