Xhaferi: Nëse duan shumicë të re parlamentare le të tregojnë, nuk jemi të kurorëzuar

Të gjitha ligjet të cilat i vlerësojnë për prioritet janë të vendosura në rend dite, nuk e di kush me kë diskutojnë dhe për çfarë binden, por nëse dëshirojmë shumicë të re parlamentare, rendi është që të vijnë dhe të tregojnë, dhe jo të debatojnë nëpërmjet mua, porositi kryeparlamentari, Talat Xhaferi në një deklaratë për Dojçe Vele, pas porosive të ashpra të cilat i dërguan dje partnerët e koalicionit, njofton Portalb.mk.

“Le të deklarohen pse para gjashtë muajve u morën vesh të ketë zgjedhje më 12 prill! Nëse nuk dëshirojnë, nëse duan shumicë të re, le të më tregojnë. Nuk jemi të kurorëzuar. Por, nëse me atë kthehemi në periudhën e krizës politike, ashtu siç ishte në vitin 2015-të, ai do të jetë problem i tyre”, thotë Xhaferi.

Ai shtoi gjithkush në vendin e tij do të pyesë “cili është qëllimi”, nëse deklarata për shumicë të re vjen jo nga kushdo, por nga sekretari i përgjithshëm i LSDM-së.

“Unë seancën për shpërndarje të Kuvendit tanimë e kam caktuar për të dielën, 16 shkurt. Nëse dikush nuk dëshiron që të shpërndahet parlamenti, le të votojë kundër. Unë si kryetar i Kuvendit kam obligim që t’i siguroj afatet për veprime zgjedhore. Ai është akt individual dhe përgjegjësi e imja individuale, gjegjësisht mbaj përgjegjësi penale nëse nuk e siguroj atë”, tha Xhaferi.

Xhaferi mbrëmë në 22 ora e filloi seancën në të cilën duhej që të diskutohet për propozim-ligjet për Prokurori Publike dhe Këshillin për Prokurorë Publik dhe për shkurt kohë e ndaloi dhe e ricaktoi për sot në ora 11.

Kryetari i Kuvendit u revoltua nga publikimi i sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovski në rrjetin social Fejsbuk. Nikollovski shkruajti se ekziston mundësi reale që partia e tij të krijojë një shumicë të re parlamentare nëse Kuvendi, sipas tij, taktizon me këtë ligj, dhe disa ligje të tjera.

“Nëse Kuvendi vazhdon të taktizojë dhe nëse parandalohet në ndonjë mënyrë votimi për ligjet e rëndësishme, e në veçanti Ligjit për Prokurorinë Publike, Kodit Zgjedhor, Ligji për Mbrojtjen, shkarkimi i Mizrahit … atëherë ekziston mundësi reale ne të krijojmë një shumicë të re parlamentare, dhe më pas një qeveri të re stabile që do të organizojë zgjedhje të rregullta parlamentare. Maqedonia Veriore nuk do të mbahet peng e interesave partiake dhe kriminele, sundimi i ligjit dhe e ardhmja evropiane janë prioritet i qytetarëve dhe ne do të luftojmë deri në atomin e fundit” shkruan Nikollovski.

Ai tha se nëse nuk votohet Ligji, ka mundësi të shtyhen zgjedhjet dhe zgjedhjet e ardhme të jenë në termin të rregullt.

Në këtë Xhaferi u përgjigj që “mos t’i dërgohen mesazhe të tilla në Fejsbuk sepse ai nuk është politikan Fejsbuku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button