Putin: Derisa unë jam në pushtet nuk do të ketë martesa të së njëjtës gjini

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se në vend nuk do të legalizohen martesat të të njëjtë gjini derisa ai është në pushtet, njofton MIA.

“Derisa unë jam president kjo nuk do të ndodhë”, theksoi Putini në takimin kushtuar ndryshimeve potenciale të Kushtetutës.

Promovimi publik i homoseksualitetit është vepër penale në Rusi, sipas Ligjit që e ka nënshkruar Putini në vitin 2013.

Putini (67) si president dhe kryeministër tashmë dy dekada në pushtet, ndërsa mandati aktual i përfundon në vitin 2024. Ai është lideri më jetëgjatë rus apo lider sovjetik që nga koha e Josif Stalinit.

Disa nga amendamentet e Kushtetutës që po shqyrtohen do t’i mund t’i mundësojnë Putinit ta mbajë pushtetin edhe pas skadimit të mandatit të tanishëm, si kryeministër me autorizime të zgjeruara, senator i përjetshëm apo lider i Këshillit shtetëror këshilldhënës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button