Aksident i rëndë në Itali, ndërroi jetë 25-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Belluno në Itali. Si pasojë ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar shqiptar i quajtur, Endri Zaimi, transmeton OraNews.

Makina e tij është përplasur me një kamion në Ponte nelle Alpi.

Kamionisti ishte duke u kthyer nga puna, ndërkohë 25-25-vjeçari shqiptar ka qenë në makinë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët.

Zjarrfikësit kanë mundur t’i nxjerrin të aksidentuarit nga makina, por 25-vjeçari kishte vdekur në vend.

Ndërkohë, kamionisti nuk është lënduar nga aksidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button