Monstruoze, babai i preu fytin djalit për këtë arsye

Një burrë nga Iraku i cili tentoi të vriste të birin për shkak se ishte gay pret të përballet me një proces gjyqësor në Zvicër, transmeton OraNews.

Ishte pranvera e 2019, kur Seran M u shtrua në spitalin e Bernës me prerje të mëdha në qafë dhe krahëror.

Për mediat zvicerane në tetor ai do të bënte përgjegjës babain e tij. Ai tregoi se ai e kishte zgjuar natën vonë të birin, duke i ulëritur: “Ti je gay, je gay?”

Dhe pas kësaj ai tentoi ti presë fytin djalit. Seran M tregon se është me fat që i mbijetoi sulmit.

Babai, kundër të cilit po zhvillohet procedura penale për vrasje me dashje, është ende në paraburgim.

Në anën tjetër, ai ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Lartë. Ai mohon sulmin ndaj të birit, duke deklaruar se ka tentuar të vëtëvritet.

Por Gjykata e Lartë nuk e besoi deklaratën e tij. Gjurmët e gjakut të të birit do ta rëndonin pozicionin e tij dhe kur u pyet e shmangu përgjigjen.

Ekziston gjithashtu një rrezik që i akuzuari të riatdhesohet në vendin e tij të lindjes, Irakun. Për shkak se ka emigruar vonë në Zvicër, flet vetëm pak gjermanisht dhe jeton me ndihmë sociale.

Si rezultat, gjykata konkludoi se paraburgimi nuk do të hiqej.

Ende nuk është e qartë se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor pasi më parë duhet të përfundojnë hetimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button