Ministri Filipçe u takua me shpëtimtarin dhe të mbijetuaren e fatkeqësisë së Llaskarcës

Venko Filipçe, ministri për shëndetësi sot u takua me të mbijetuaren e fatkeqësis së Laskarcës dhe shpëtimtarin e saj, transmeton Portalb.mk.

Sedati, shpëtimtari i kishte ndihmuar udhëtares Jasmina për të dalë nga autobusi i cili ishte përmbysur. Ajo pastaj ishte shëruara për tri javë në spitalin ushtarak “8 shtatorin”, prandaj falënderon shërbimet mjekësorë për kujdesin.

“Në kërkesë të Sedatit, vitin e kaluar arritëm së bashku të gjejmë Jasminën. Ai ishte një moment emocional, i cili vërtetoi se humaniteti, solidariteti dhe sakrifica për tjetrin  janë vlera të cilat ne si shoqëri i kemi dhe duhet pa rezerva të kujdesemi. Edhe sot ndjej keqardhje me familjet e viktimave dhe dëshiroj që të mos na ndodh asnjëherë më tragjedi e tillë”, theksoi ministri Filipçe.

Ndryshe, sot ishte përvjetori i fatkeqësisë së Laskarcës. Familjarë të viktimave, miq si dhe persona të cilët kanë qenë në autobusin fatkeq marshuan 55 kilometra në nder të 16 viktimave të cilët humbën jetën nga ky aksident tragjik në Llaskarcë. Organizatorët e këtij marshi shpresojnë që i njëjti të shndërrohet në traditë, kurse Kryetari i Komunës së Gostivarit, Taravari, tha që përveç nderimit të viktimave, dëshirojmë të dërgojmë mesazh që këto ngjarje të mos përsëriten më.

Gjithçka për këtë rast, mund të lexoni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button