Propozimi i gjermanit për të dashurën shfaqet në “Google Maps”

Një propozim që një gjerman i ka bërë të dashurës së tij për martesë është fotografuar nga “Google Maps”, transmeton Koha.net.

Fermeri Steffen Schawrz kishte shkruar “A do të martohesh me mua?” në gjuhën gjermane në një arë misri, sipas mediave lokale.

32-vjeçari më pas e kishte detyruar të dashurën të përdorte një dron për të fluturuar mbi atë hapësirë për të parë mesazhin romantik.

Megjithatë, propozimi i tij mori audiencë më të madhe se që kishte planifikuar.

Schawrz u ka thënë mediave se s’kishte ide që propozimi i tij do të shfaqej në shërbimin e famshëm të hartave, derisa ishte njoftuar nga një familjare në Kanada që i kishte dërguar një fotografi.

Propozimi ishte bërë në një tokë në Huettenberg, në qendër të Gjermanisë.

“Fillimisht s’mund ta shihte propozimin sepse droni nuk ishte lartë mjaftueshëm. Por sapo e pa, menjëherë tha po”, ka thënë Schawrz për “hessenschau”, transmeton Koha.net.

Çifti planifikon të martohet në qershor dhe droni mund të përdoret sërish – këtë herë për fotografi të dasmës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button