Antikorrupsioni: Dy rektorë të universiteteve në mënyrë të paligjshme formojnë sindikata

Rektorët e universiteteve të Shkupit dhe Manastirit në mënyrë të drejtpërdrejtë i kanë shkelur parimet e ligjshmërisë dhe integritetit me thirrjen për formimin e sindikatës së universiteteve, kumtoi Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KShPK), në konferencën e sotme për shtyp, njofton Portalb.mk.

Shkelje të Ligjit për Marrëdhënie Pune ka konstatuar edhe Inspektorati Shtetëror për Punë, i cili ka zbatuar procedurë të saj.

Sindikati i Pavarur Akademik deri te KShPK-së ka paraqitur konflikt të interesave dhe shkelje të dispozitave nga Ligji për Marrëdhënie Pune, sipas të cilave punëdhënësi dhe shoqatat e tyre nuk guxojnë të kenë vëzhgim në themelimin dhe veprimin e sindikatave. Në ndërkohë, Inspektorati Shtetëror ka konstatuar shkelje të nenit 195 nga Ligji për Marrëdhënie Pune.

“KShPK, duke i pasur parasysh gjetjet, tregon se me këtë veprim të rektorëve në mënyrë të drejtpërdrejtë parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, të cilat ata të parët duhet që t’i zbatojnë”, theksoi kryetarja i KShPK-së, Biljana Ivanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button