Kundërshtari i madh i Merkelit është kandidat për pasardhës të saj

Fridrih Merc, rival dhe armik i përbetuar i kancelares gjermane Angela Merkel në partinë e saj konservatore Unioni Kristiandemokrat (CDU), planifikon të kandidohet për kryetar të partisë, informojnë agjencitë botërore, shkruan MIA.

Përfaqësuesi kryesor i krahut të djathtë të CDU-së, pas shumë viteve politikë qendrore të kancelares, po bëhet kandidat i mundshëm për kryetar të partisë, pas paralajmërimit për dorëheqje të kryetares aktuale Anegret Kramp – Karenbauer e cila vjen gjatë krizës politike, komentojnë mediet.

Kryetari i ri i CDU-së njëkohësisht do të jetë kandidat për funksionin e kancelarit para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara më së voni deri në fund të vitit 2021, dhe kështu do të ketë mundësi që ta trashëgojë Merkelin në funksionin e kancelares të cilën po e kryen më shumë se 15 vite.

Merkeli e fitoi Mercin para njëzet viteve, përkujtojnë mediet gjermane.

CDU-ja sipas anketave ende është partia më e famshme, edhe pse është në rënie.

Fridrih Merc, avokat 64-vjeçar, është i vendosur që të kandidohet në zgjedhjet partiake të cilat do të mund të mbaheshin para verës, thotë gazeta “Bild” dhe agjencia e lajmeve DPA.

Nëse në zgjedhjet e ardhshme zgjedhet kryetar i CDU-së, Merkeli me një kundërshtar të tillë në parti rëndë se mund ta përfundojë mandatin e kancelares, i cili i skadon në vitin 2021.

Kjo mund të sjellë zgjedhje të parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button