Kobe Bryant dhe vajza e tij u varrosën me ceremoni private

Legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna janë varrosur me ceremoni private para shërbimit përkujtimor publik, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas certifikatave të tyre të vdekjes, ata u varrosën në një varrezë në Kaliforninë Jugore të premten e kaluar, tha NBA në një njoftim.

Një memorial publik për nder të Bryant do të mbahet më 24 shkurt në Staples Center në Los Angeles, shtëpia e Lakers-ave, ekipi i Bryant gjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare.

Më 26 janar, Kobe dhe Gianna, 13 vjeçe, vajza e tij e dytë, humbën jetën gjatë rrëzimit të helikopterit jashtë Los Angeles-it, së bashku me shtatë persona të tjerë në bord.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button