Kurti: “Mini Shengeni” është qëllim i Serbisë që të krijojë Jugosllavi të katërt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se “mini Shengeni” është qëllim i Serbisë që të formojë Jugosllavi të katërt dhe vlerëson se ideja e tillë paraqet rrezik.

“Mini Shengeni ballkanik nuk është realitet, por më shumë është ide. Për bashkëpunimin e gjashtë vendeve nga rajoni e kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim nuk ka asgjë të re”, tha mbrëmë Kurti në emisionin Rubikon në KTV.

Ai nuk e përjashtoi mundësinë që të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme të mini Shengenit, por shtoi se ka pak mundësi që vendimi i tillë të miratohet në Kabinetin e tij, publikoi “Kosova onlajn”.

“Duhet të bisedojmë për gjithçka në Qeverinë e Kosovës. Duhet të presim dokumentim të kësaj ideje dhe të realizoj disa kontakte preliminare para se të shkoj në takimin e katërt”, tha ai.

Megjithatë, ai është i bindur se “makro Shengeni” shqiptar do të mund të zbatohet shumë shpejtë.

“‘Makro Shengeni’ shqiptar nënkupton liberalizim të përgjithshëm shqiptar. ‘Mini Shengeni’ ballkanik’ është ide që nuk është zbatuar, ndërsa ‘makro Shengeni’ mund të zbatohet shumë shpejtë. Iniciativat e tilla nuk mund të orientohen në vend tjetër përveç ndaj Procesit të Berlinit.”, tha Kurti.

Duke e komentuar qëndrimin e përfaqësuesit të presidenti amerikan Donald Tramp, Rikardo Grenel, i cili insiston në heqjen e taksave të prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, Kurti tha se diplomati amerikan “ka shumë energji dhe nuk është me qëllime të këqija’, por se çështjet e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë shumë të ndjeshme.

Ai përsëriti se ka treguar gatishmëri që t’i heqë taksat, por pas vendosjes së parimit të reciprocitetit.

“Ne do të saktësojmë se çka është reciprocitet. Kosova mund të zbatojë reciprocitet, por nuk e bën këtë. Në Serbi assesi nuk mund të hyni me targa të Kosovës. Ashtu mund të veprojë edhe Kosova, ashtu do të dukej reciprociteti. kemi të drejtë të mos lejojmë kamionë serbë, pasi nuk kemi marrëveshje për transport rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button