Vin Diesel me flamur kuqezi

Edhe aktori hollywoodian Vin Diesel ka varur në qafë flamurin kombëtar shqiptar, duke iu bashkuar festës së shqiptarëve që këtë vit festojnë 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Fotografi, i cili jo rrallë herë ka sjellë foto të tilla, Blerim Uka, ka bërë që edhe aktori me famë botërore Vin Diesel, të mbajë në krahë flamurin shqiptar dhe duke u fotografuar me të.


Fotografitë duket se janë realizuar këtë verë, gjatë Lojërave Olimpike Londra 2012.

Blerimi edhe më herët ka fotografuar yje botërore me flamurin kosovar si Shakira, futbollisti Xavi, David Villa e shumë tjerë. /portalb/telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button