Maqedoni e Veriut, 10 milionë euro shtesë për sportin në 2020

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shënoi fillimin e sistemit të vauçerëve për mbështetje të sportit në vitin 2020, me çka 10 milionë euro janë shpërndarë në federatat e sportit, klubet dhe sportistët individualë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski tha se vauçerët prej 10 milionë eurove shtesë do të kontribuojnë për krijimin e kushteve cilësore për arritje kulmore në sport.

“10 milionë eurot shtesë përmes sistemit të vauçerëve arrijnë deri te përdoruesit final, federatat e sportit, klubet dhe sportistët individualë të sporteve olimpike dhe jo-olimpike për krijimin e kushteve cilësore për arritje kulmore në sportin e klubeve dhe në atë individual”, tha Spasovski.

Ai po ashtu tha se në pajtim me mjetet e ndara së fundmi kanë qenë të përfshirë pothuajse 1.000 subjekte sportive dhe sportistë që kanë marrë vauçerë dhe mbështetje nga buxheti i shtetit.

Me sistemin e vauçerëve, siç theksoi Spasovski, kompanitë private 50 për qind të tatimit të fitimit kanë mundësi ta investojnë direkt në sport, ndërsa kjo do të thotë ngritjen e nivelit të zhvillimit të cilësisë së sportit dhe rritjen e fuqisë financuese të klubeve sportive.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski tha se 10 milionë eurot shtesë do të ndahen në federatat e sporteve, klubet dhe sportistët individualë tha se me këtë projekt mundësohet që çdo subjekt sportiv të jetë atraktiv dhe partner i dëshiruar për kompanitë e suksesshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button