fbpx

(Video) Barca në të tetën e finales së Kupës

Katalunasit kanë fituar edhe në ndeshjen kthyese të Kupës së Mbretit kundër klubit që bën gara në Segunda Division B, Deportivo Alaves.

Në ndeshjen e parë si mysafir, Barca fitoi me rezultat 3-0, ndërsa në ndeshjen kthyese në Cmap Nou ka triumfuar me rezultat 3-1, që do të thotë se kualifikohet me rezultat të përgjithshëm prej 6-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Vigueras (17’), ndërsa Adriano e barazoi rezultatin në pjesën e parë (35’).

David Villa shënoi dy gola të shpejtë (56’ dhe 59’) për ta vendosur takimin.

Në 1/8 e finales së Copa del Rey, Barcelona do të luajë kundër Cordobas që eliminoi Real Sociedadin. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button