Ndërroi jetë një vajzë 14-vjeçare nga gripi në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup

Një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare dje ka ndërruar jetë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve si pasojë e komplikimeve nga gripi. Vajza e cila ka pasur edhe sëmundje tjera kronike, është rasti i parë i vdekjes i asocuar me grip këtë sezon, deklaroi sot dr. Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik.

Ajo theksoi se javën e kaluar në vend janë regjistruar 3.614 të sëmurë nga gripi që është rritje për 27,9 për qind krahasuar me javën para saj kur janë regjistruar 2.825 të sëmurë.

Mes të sëmurëve ka edhe raste më të rënda dhe zakonisht ato janë fëmijë të vegjël, persona me sëmundje kronike dhe persona më të rritur.

“I kemi edhe në Klinikën infektive edhe të Klinikën e fëmijëve. Gjatë javës së kaluar nuk është regjistruar asnjë rast me vdekje”, potencoi dr. Kuzmanovska

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button