RMV, Antikorrupsioni i tregoi masat që do t’i marrë gjatë periudhës zgjedhore

Me rastin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni (KShPK) e njofton opinionin për punën dhe për planifikimin e periudhës në vazhdim, njofton Portalb.mk.

Antikorrupsioni njofton se do të vazhdojë të punojë me intensitet të njëjtë në plotësimin e kompetencave, që do të thotë se edhe më tej në mënyrë joselektive do të vendos për paraqitjet dhe lëndët.

  • “Lëndët do të trajtohen rregullisht pa përjashtime, ndërkaq rezultatet për të njëjtat do të publikohen ashtu sikur edhe deri më tani, në seanca publike”, thonë nga Antikorrupsioni.
  • Antikorrupsioni thekson se duhet që të kihet kujdes në veprimin e të punësuarve dhe subjekteve në sektorin publik në lidhje me respektimin e ndalesave në nenet 8-a, 8-b nga Kodi Zgjedhor dhe nenet 34 dhe 34.
  • Prej ditës së shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e mbarimit të zgjedhjes së deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjes së Qeverisë së RMV-së:
  • Me mjete buxhetore ose fonde publike ose mjete të ndërmarrjeve publike nuk mundet që të fillohet ndërtim i objekteve në infrastrukturë si rrugë, ujësjellës, kanalizim, salla sportive dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore.
  • Me mjete buxhetore ose fonde publike nuk mund të paguhen rroga, pensione, ndihmë sociale ose pagesa tjera dhe kompensime materiale të cilat nuk bien në kategorinë e pagesave të rregullta mujore.
  • Nuk mund të fillohet procedurë për punësim të personave të rinj ose procedurë për ndalim të marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, ndërkaq procedurat e filluara vendosen në pauzë. Me përjashtim të punëve urgjente, të cilat nuk mund të shtyhen.
  • Nuk munden të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve në infrastrukturë dhe objekteve tjera që financohen nga mjetet e Buxhetit ose fondeve publike.
  • Antikorrupsioni, ashtu si ciklet paraprake zgjedhore edhe në këto, do të ndjekë nëse respektohet ndalimi për shfrytëzim të hapësirave të punës, pajisjeve të zyrave dhe automjetet zyrtare të organeve shtetërore.
  • Antikorrupsioni do të vëzhgojë edhe për harxhimet gjatë kohës së fushatës, harxhimeve për transport, materialin reklamues, reklamim me pllakata dhe billborde nga ana e organizatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button