Clinton: Njohja e Palestinës s’e ndihmon rajonin

Njohja e shtetit palestinez nga OKB nuk do të ndihmojë palestinezët dhe izraelitët në arritjen e një marrëveshjeje për paqe të qëndrueshme mes dy shteteve. 

Këtë e konfirmon Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duke nënvizuar se “rruga drejt një zgjidhjeje që njeh të dy shtetet dhe kënaq aspiratat e popullit palestinez është përmes Jeruzalemit e Ramallahut, jo në New York”. 

“E vetmja mënyrë për një zgjidhje afatgjatë mes tyre është përmes tratativave të përbashkëta mes palestinezëve dhe izraelitëve”.

SHBA del kundër njohjes së shtetit palestinez në OKB, ashtu siç ka deklaruar se do të votojë edhe Gjermania, ndërsa nga fuqitë e mëdha është Franca, ajo që ka deklaruar mbështetje në favor të Palestinës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button