Senatorët amerikanë kërkuan vlerësim mbi çështjen e Kashmirit

Katër senatorë amerikanë kërkuan nga Departamenti i Shtetit të japin vlerësime për goditjen e Indisë në Kashmir, disa javë para vizitës së presidentit Donald Trump në New Delhi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një letër drejtuar sekretarit të shtetit, Mike Pompeo, senatorët Chris Can Hollen, Todd Young, Dick Durbin dhe Lindsey Graham shprehën shqetësime se qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, ka ndërprerë internetin në rajonin Xhamu dhe Kashmir për muaj me radhë.

“India ka imponuar një bllokim të internet për një kohë më të gjatë deri më tani në një demokraci, duke ndërprerë mundësitë e kujdesit mjekësor, biznesin dhe arsimin për shtatë milionë njerëz. Qindra njerëz të Kashmirit mbeten në ‘paraburgim parandalues’, përfshirë figurat kryesore politike”, tha grupi bipartizan i senatorëve në letër.

Hapat e qeverisë, përfshirë Ligjin për ndryshimin e shtetësisë, theksuan senatorët “kërcënojnë të drejtat e disa pakicave fetare dhe karakterin laik të shtetit”.

Senatorët kërkuan informacione brenda 30 ditëve për numrin e të arrestuarve politikë në Kashmir, kufizimet në internet dhe në shërbimet e telefonisë celulare, aksesin për diplomatët e huaj, gazetarët, vëzhguesit, si dhe kufizimet për liritë fetare.

Ata po ashtu kërkojnë të dinë numrin e personave që janë në rrezik të të qenit pa shtetësi, për t’u dëbuar apo që janë të mbyllur dhe nëse autoritetet indiane po përdorin “forcë të tepërt” kundër protestuesve.

Letra vjen gati dy javë para se Trump dhe Zonja e Parë, Melanie Trump, të udhëtojnë në Indi, siç njoftoi Shtëpia e Bardhë vizita do të zhvillohet më 24 dhe 25 shkurt.

– Çështja e Kashmirit

Rajoni Xhamu dhe Kashmiri kontrollohet nga India dhe Pakistani në pjesë, por nga të dyja pretendohet i plotë. Një pjesë e vogël e Kashmirit po ashtu kontrollohet nga Kina.

Që kur u ndanë në vitin 1947, të dy vendet kanë zhvilluar tre luftëra mbi Kashmirin, në vitet 1948, 1965 dhe 1971.

Disa grupe kashmirase në Xhamu dhe Kashmir kanë luftuar kundër sundimit indian për pavarësi ose për bashkim me Pakistanin fqinj.

Sipas disa organizatave të të drejtave të njeriut, mijëra njerëz raportohet se janë vrarë në konfliktin në rajon që nga viti 1989.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button