Po ‘tradhton’ në ëndërr duke puthur dikë tjetër? Mëso cili është kuptimi

Puthja është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës, kështu që edhe kur bëhet pjesë e ëndrrave, ajo është e bukur. Ne puthim partnerët, të afërmit e ngushtë, fëmijët etj. Në disa pjesë të botës është e zakonshme të puthësh miqtë si të vjetër, ashtu edhe të rinj. Puthja është një simbol i vjetër i pasionit, dëshirës, ​​dashurisë dhe miqësisë, shkruan Class.

Puthja është një gjest i fuqishëm në shumicën e kulturave. Ajo paraqitet si magji dhe shpresë jete në përralla. Ishte vetëm një puthje e thjeshtë ajo që e zgjoi Borëbardhën nga gjumi dhe e martoi me Princin. Ndërsa për princin e bretkosave, një puthje theu magjinë.

Po kur është fjala për puthjet në ëndërr? Edhe këtu ka variante të ndryshme. Për shembull, mund të ëndërrosh se puth mamin, një ish të dashur apo dorën e dikujt. Këto ëndrra kanë edhe interpretime të ndryshme.

Para se të kuptosh ëndrrën, duhet të dish:

Kë ke puthur.

Ku të ka puthur.

Lloji i puthjes.

Gjendja emocionale kur ke puthur.

Nëse puth të dashurin/ën e dikujt tjetër në ëndërr, atëherë është shenjë se mund të dëshirosh një marrëdhënie të re, por jo domosdoshmërish me atë person që ke parë në ëndërr.

Po në qoftë se të puth dikush që nuk të pëlqen? Kujdes. Kjo mund të nënkuptojë se dikush po përpiqet të të bëjë diçka që ti nuk e dëshiron.

Nëse puthja në ëndërr është një puthje franceze, atëherë ke nevojë të shprehësh ndjenjat më ndershmërisht dhe ke nevojë për më shumë pasion në jetë.

Nëse puth në ëndërr një njeri që të pëlqen, kjo do të thotë se së shpejti do të kesh mundësi për të marrë atë që dëshiron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button