Varheji: BE patjetër t’i hapë bisedimet hyrëse me Shkupin dhe Tiranën

Që ta ruajë kredibilitetin e saj, Bashkimi Evropian patjetër duhet që t’i përshpejtojë eurointegrimet e vendimit nga Ballkani Perëndimor dhe ai proces të jetë shumë më dinamik, theksoi eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, njofton Portalb.mk.

Varheji theksoi se BE patjetër t’i hapë bisedimet hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pasi që të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet që u janë vendosur.

Zgjerimi i Ballkanit, sipas tij, mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse BE i plotëson premtimet që i ka dhënë, ndërkaq për atë është i nevojshëm proces i shpejtë dhe i domosdoshëm.

“Gjatë kohës së përgatitjeve të gjata dhe procesit negociues do të jetë e domosdoshme që të kemi kontrollim më të shpejtë politik me pjesëmarrje maksimale në vendet anëtare. Në të kundërtën rrezikojmë përforcimin e forcave të cilat mund të bëjnë dëm në procesin negociues”, paralajmëroi Varheji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button