Mediat shpërndanë lajm të rrejshëm për vdekjen e kriminelit Ratko Mlladiq

Dezinformatat se ka vdekur krimineli i luftës Ratko Mlladiq u shpërndanë shpejtë nëpër mediat e Serbisë, Bosnje dhe Hercegocinës, por vetëm pas disa minutave, pasi që u konstatua e vërteta, filluan mediat masivisht t’i fshijnë tekstet, shkruan shërbimi për verifikimin e fakteve nga Mali i Zi raskrinkavanje.me, njofton Portalb.mk.

Dezinformata doli prej një profilit në Tuiter me emrin Bisera Turkovic – potpredsjedina Vlade i ministarka spolnjih poslova Bosnje i Hercegovine – zvanicni nalog, i cili është hapur më 10 shkurt, ndërkaq tuiti i parë ëshë publikuar dje. Përmbajtja e tij ka qenë se ambasadori i bosnje dhe Hercegovinës në Hag e ka njoftuar Turkoviqin se ka vdekur Ratko Mlladiq.

Pastaj u publikua edhe një tuit tjetër në një profil tjetër, i cili ka thënë se nënkryetari i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë A.A. Jusuf, Turkoviqit ia ka konfirmuar lajmin për vdekjen e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Megjithatë, më vonë është konstatuar se profilin në Tuiter nën emrin e Bisera Turkoviq e ka hapur gazetari italian Tomaso Debenedeti, i cili është i njohur si kreator i lajmeve të rrejshme dhe në profile në Tuiter, dhe i cili thotë se atë e bën që të tregojë se sot është e lehtë t’i mashtrosh mediat, shkruan raskrinkavanje.me.

Lajmi për vdekjen e Mlladiqit e kanë demantuar djali i tij dhe Mekanizmi Ndërkombëtar i Drejtësisë Penale.

“Ky rast edhe njëherë tregoi se në hapësirat e ish Jugosllavisë sundon gazetaria “copy-paste”, në të cilën gazetarët nuk i kontrollojnë burimet e informatave dhe besueshmërinë e tyre, i publikojnë, i kopjojnë, dhe kështu kontribuojnë në shpërndarjen e dezinformatave”, shkruan raskrinkavanje.me.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button