Mbi 3 milionë rusë nuk udhëtuan për shkak të borxheve më 2019

Më shumë se 3 milionë rusë janë përballur me ndalim të udhëtimit jashtë shtetit deri në fund të vitit 2019 për shkak të borxheve të papaguara, ka raportuar Interfax, duke cituar të dhënat nga Shërbimi Federal i Përmbaruesve në Gjykatën e Rusisë.

Përgjatë vitit të kaluar, rreth 8 milionë rusë janë përfshirë në një listë të përkohshme të ndalim-udhëtimit.

Rreth dy e treta kanë paguar borxhet deri në fund të vitit, ndërkohë që emrat e 3.2 milionë personave vazhdojnë të jenë aty, transmeton REL.

Borxhi i tyre i kombinuar ka vlerën e 24 milionë dollarëve.

Kufizimet në udhëtim zbatohen kur borxhi financiar apo gjyqësor ndaj një institucioni ka vlerën e të paktën 475 dollarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button